Kryesore

Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, Berisha dhe Malltezi mbeten në ‘arrest shtëpie’! Gjokutaj: Nuk e kemi humbur luftën

12:18 - 03.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apeli i GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, duke i lënë sërish në ‘arrest shtëpie’.




Në një dalje për mediat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj nuk i kurseu ironitë për SPAK, ndërsa tha se “SPAK po sillet si një parti politike”. Ai u shpreh më tej se ata kanë humbur disa beteja, por jo luftën.

“Derigjenca dy mujore ishte kopje e dy muajve të para. I njëjti tekst me të njëjtat fakte. Kishtë një shtesë që SPAK kishte dërguar një kërkesë në lidhje me faktin nëse ndërtimet kishin apo jo mbrojtje nga zjarri.

Kjo ishte një risi që besoj do ti japë shtysë hetimeve. Ne u shtymë për t’u njohur sepse janë shumë fashikuj që ata ti prezantojnë për fakte të reja, por ne kuptojmë që është i njëjti tekst.

Ky është një skandal e vete, ndërsa lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie, pa u zhvilluar hetime dhe pa u përcaktuar prova të reja. Ne nuk kemi humbur në shkallët e gjykatave ne kemi konstatuar shkeljet skandaloze në këtyre gjykatave. Ne kemi humbur disa beteja, por nuk kemi humbur luftën. SPAK po vepron si parti politike, por ne do të vazhdojmë në rrugë ligjore” tha Gjokutaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.