Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpall të pafajshëm ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.
Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Zotos në rast se nuk mbahet në burg për ndonjë vepër tjetër penale.
Në maj të këtij viti, ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg.
Zoto u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit, akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Zoto u arrestua rreth një vit më parë pas bashkëpunimit të Iljaz Labit me prokurorinë. Ky i fundit tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.
Shfaq Komentet (0)