11 persona në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës janë vënë në pranga, në kuadër të operacionit të koduar “Oaz”.
Ndërkohë që kanë dalë pamjet e arrestimit të anëtarëve të grupit ‘Bajri’.
Nga video e shpërndarë shihet se një pjesë e grupit u ndalua teksa ishin duke luajtur bilardo në kryeqytet. Pjesë e këtij arrestimi është edhe Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës. 34- vjeçari u vu në pranga dje në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.
LEXO edhe: Shkatërrohet grupi “Bajri”, ja 11 personat e arrestuar në Shqipëri dhe Holandë
Mes të arrestuarve janë edhe trajneri i Kombëtares së Femrave Armir Grima dhe ish-portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi.
LEXO edhe: Kush është trajneri i Kombëtares së Femrave, i arrestuar si pjesë e bandës “Bajri”