Kryesore

Lubonja: Basha s’ka mbështetje popullore, ndërkombëtarët kanë humbur kredibilitet

17:40 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të “News24”, Lubonja bëri një analizë të situatës politike në vend. Sipas Lubonjës ndërkombëtarët e kanë humbur besueshmërinë e tyre në vendin tonë, duke qenë gjithnjë në mbështetje të qeverive. Nga ana tjetër analisti u shpreh se Basha nuk ka mbështetjen e popullit, ndaj dhe duhet të mendojë për mjete të tjera politike.

Kriza politike dhe vizitat e ndërkombëtarëve

Mendoj se çadra ndonëse ka të drejtën e vet në lidhje me pretendimet, i mungon mbështetja e lëvizjes popullore, pra populli i madh dhe ndërkombëtarët. Shkaqet sepse nuk i ka me vete, mendoj se ndahen sërish në dysh, se kjo opozitë ka qenë në pushtet dhe ka humbur kredibilitetin, ndërsa ndërkombëtarët i kanë dhënë një lloj besimi kësaj qeverie dhe ata janë gjithnjë mbrapa nesh në diagnostikimin e sëmundjeve tona. Kështu e shoh mbështetjen e ministrit gjerman për Ramën. Faktori ndërkombëtar ka kohë që ka humbur një lloj kredibiliteti, i mëshojnë më shumë stabilitetit se sa demokracisë. Ndërkombëtarët gjithnjë i japin mbështetje qeverisë, që do të thotë se shqiptarët duhet ta marrin vetë situatën në duart e tyre

Çfarë duhet të bëjë Basha pas shuplakës së kryediplomatit gjerman?

Në mungesë të mbështetjes popullore, i duhet patjetër të ofrojë mjete politike, dialog, takime, negociata, nuk mund të qëndrojë me ultimatumet e tij, kërkesat maksimaliste. Duhet të marrë parasysh edhe ekzistencën e partive të tjera. Mendoj se duhet të bëjë diçka më tepër. Por ndërkombëtarët duhet të sqarohen. Mbyllja e syve përpara tonelatave të drogës, blerja e policëve, shtohen vazhdimisht këto lajme. Kam dëgjuar shumë tani që lënë bujqësinë, mbjellin kanabis sepse fitojnë më shumë. Këta njerëz kapen nga krimi, kapen nga policia e lidhur me krimin, është katastrofë. Situata është alarmante.

Do të ketë destabilitet?

Unë mendoj që më mirë të rrijë kjo qeveri e ta rrëzojmë avash avash se sa të bëhet sërish ’97-a. Çadra, Blushi apo LSI-ja secili po jep ndikimin e vet në opozitë.

Referendumi në Turqi për rritjen e pushtetit të Erdoganit. A keni një koment?

Besoj se ndikon i gjithë ky kërcënim destabiliteti i botës. Ato që mund të quhen rreziqet e kërcënimeve të demokracisë shtohen dita ditës. Ekziston një prirje autoritariste në Turqi që mund të ketë impaktin e vet negativ. Merkel tani pas fitores së Erdogan kërkoi dialog, që do të thotë se thjesht duan të ruajnë stabilitetin.

Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.