Reperja Cardi B është rikthyer në syrin e publikut vetëm pak kohë pas zënkës që pati me Nicki Minaj. Të dyja kryqëzuan rrugët kur shkuan në shfaqjen e modës në Milano, por nuk ndodhi asgjë jashtë parashikimeve.
Cardi u shfaq e veshur me koleksionin e ri të vjeshtës nga Dolce Gabana, një xhaketë, çizme dhe syze me print tigri. Ajo u u l në rreshtin e parë pranë Stevie Wonder dhe Liam Payne.
Shenjën që iu bë gjatë zënkës me rojet e Nickit e kishte mbuluar me grim, flokë dhe më pas me syze. Ndërsa Nicki Minaj zgjodhi të vishej me firmën Versace në një prej eventeve më të mëdha në industrinë e modës.
Kujtojmë se zënka mes dy repereve ndodhi në prapaskenat e Harper Baazar, ku Cardi akuzon Nickin se i ka ofenduar vajzë. Ishte Cardi ajo që hoqi këpucën për ta goditur artisten, por përfundoi duke marrë një shenjë të madhe në kokë.