Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: okshi i bën karshillek opozitës. Saimiri e vë kur duhet kollaren
Vokshi i bën karshillek opozitës
Diskutimet në parlament ditët e fundit kanë qenë vërtetë të nxehta. Aq shumë sa kanë ngacmuar edhe nervin e deputetes së qetë të Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Kjo e fundit edhe pse nuk e kishte mendjen në diskutim, ndërsa i bënte fresk vetes me një erashkë në dorë, krejt papritur është kthyer nga opozita duke iu përgjigjur sulmeve të tyre. Veprimi i Vokshit, ashtu i menjëhershëm, ka çuditur dhe kolegen e saj në krah, Ledina Aliolli me të cilën po bisedonin qetësisht për pushimet verore, e cila kur ka parë Albanën t’u drejtohet të majtëve, nuk ka mbajtur dot të qeshurën nga reagimi i koleges dhe ka ulur kokën për të fshehur fytyrën gjithë gaz.
Saimiri e vë kur duhet kollaren
Mungesat në parlament dhe prerja e rrogës janë arsyeja që i mban në Tiranë, ndërsa tundimi për pushime është më shumë se i madh. I nxehti bën të vetin dhe ja, deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri ka gjetur një zgjidhje, ka hequr xhaketën dhe kollaren e mban në xhep, kur është në sallën e parlamentit. Dhe ja, kur i vjen radha për të folur, me qetësi e nxjerr nga xhepi si në rastin e kësaj fotoje, pasi e shtrin pak me dorë për t’i hequr vizat e marra nga palosja, e vë në qafë dhe gati për të mbajtur fjalimin e radhës!
Ky shkrim u botua më 24 korrik 2010