Nostalgji

Nostalgji/ Kriza nuk e ka prekur ambasadën egjiptiane. Boch në ndjekje të Lohan

16:00 - 17.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Kriza nuk e ka prekur ambasadën egjiptiane. Boch në ndjekje të Lohan




Kriza nuk e ka prekur ambasadën egjiptiane
Ata janë diplomatë në çdo fjalë dhe veprim që bëjnë, por para ushqimit reagojnë si gjithë njerëzit. I kemi takuar këtë herë dy ambasadorët, atë të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch dhe atë të Gjermanisë, Bernd Borchardt në një takim të organizuar në ambasadën egjiptiane. Pasi kanë përfunduar takimet dhe kortezitë me të ftuarit e tjerë, të dy i janë drejtuar tavolinës së ushqimit dhe pasi kanë mbushur pjatat përkatëse, nuk kanë ndalur së ngrëni. Mes pauzave të të ushqyerit, mendimi që kanë pohuar gjithë kënaqësi ka qenë: “Shyqyr që nuk e ka prekur të paktën Egjiptin kriza, kështu që le të përfitojmë!”

Boch në ndjekje të Lohan
Edhe ata kanë sekretet e tyre. Jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj njëri-tjetrit. Në këtë kohë që veshët e shqiptarëve janë të ngritur për çështjen e liberalizimit të vizave, e aq më tepër pas intervistës jo shumë optimiste që dha në “Gazeta Shqiptare” kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, duket se është ngjallur mëdyshje edhe tek kolegu i tij, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch. Edhe ky diçka do të zbulojë nga Lohan, kështu ndërsa ky i fundit bënte një telefonatë, Bosch nuk i është ndarë, por i ka shkuar pas për të rrëmbyer ndonjë fjalë më tepër…

Ky shkrim u botua më 24 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.