Kronikë

“Pëllumb Meta kishte një lidhje jashtëmartesore?”- Gazetarja zbulon pistat e hetimit: Gruaja e tij ngriti dyshime për 49-vjeçarin dhe mikeshën e familjes!

11:25 - 30.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja dhe groposja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta nga fëmijët e tij në Sukth të Durrësit, vijon të mbetet mister.




Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat ka deklaruar se Prokuroria e Durrësit është e bindur se autori i vrasjes së Pëllumb Metës, është djali i madh Hyseni.

Po ashtu, gazetarja thekson se familjarët e tjerë të 49-vjeçarit, kanë kërkuar që e pandehur të merret edhe bashkëshortja e tij Blerina, të cilën e konsiderojnë si ideatoren e krimit të rëndë.

“Gjykata e Durrësit ndryshoi veprën penale, duke ua ngarkuar të tre fëmijëve, që ta sqarojnë mes tyre dhe me prova shkencore se kush prej tyre ka shkrepur armën. Nga ana tjetër, bashkëpunëtorë janë të tre.

Po ashtu familjarët e tjerë të Pëllumb Metës, këmbëngulin se e pandehur duhet të merret edhe kunata e tyre, të cilën e konsiderojnë si ideatoren e krimit të rëndë.

Motivet janë ende të paqarta, edhe pse tre fëmijët kanë deklaruar se arsyeja e krimit është dhuna ndaj tyre dhe nënës së tyre. Por në dëshmitë e policisë, kjo gjë nuk rezulton në të tilla përmasa.

Pëllumb Meta ka investuar për familjen e tij dhe katër fëmijët e tij për të mirat materiale dhe për shkollimin e tyre.

Ndërsa janë bërë eksperimente nëse fëmijët e Pëllumb Metës janë të aftë të përdorin një armë zjarri! Po ashtu është bërë një eksperiment nga grupi hetimor për secilin nga tre fëmijët e viktimës në vendngjarje.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Durrësit është shumë e sigurt se ekzekutori i Pëllumb Metës, është djali i madh Hyseni, pavarësisht se merret përsipër nga Hygerta. Të gjitha provat e policisë dhe prokurorisë, e bëjnë Hysenin si ekzekutor, ndërsa Hygerta dhe Amarildo kanë marrë pjesë në krim”, deklaroi ajo.

Ndërsa më tej gazetarja ka deklaruar se ka pasur fjalë, ku është aluduar se viktima ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me një tjetër grua. Por sipas Bezat, kjo grua është një mikeshë e familjes.

“Në ditët e para të krimit, dolën fjalë se Pëllumb Meta kishte njohje me një grua në zonë, dhe me të cilën kishte krijuar një marrëdhënie. Këto dyshime i ka shprehur edhe gruaja e Pëllumbit, Blerina, në dëshminë për grupin hetimor. Gruaja që supozohet është e martuar dhe ka pasur marrëdhënie miqësore me familjen Meta. Ajo i ka propozuar një të afërm, për vajzën e Pëllumbit. Por marrëdhënia ka qenë miqësore, pasi takimet me këtë grua, Pëllumbi i ka kryer me prezencën e bashkëshortes së tij”, tha Bezat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.