Për të tretën herë shtyhen hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët e Krimeve të Rënda që e hetojnë kanë thënë se presin ende një letër porosi nga Bari, në Itali.
Nga hetimet e kryera, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.
Këto dyshime, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorrike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri. Për këtë, prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia dhe Mali i Zi.
Shfaq Komentet (0)