Këngëtarja e famshme Ariana Grande dhe Pete Davidson janë ndarë pas 5 muajsh romancë. Çifti u fejua para disa javësh, por vendosën që të ndahen. Të dy kanë pranuar se nuk ishte koha e duhur për të qëndruar pranë-njëri-tjetrit, raportojnë burime pranë tyre.
Megjithatë mediat raportojnë se krisja nisi pas vdekjes befasuese të ish të dashurit të këngëtares më 7 shtator Mac Miller, për shkak të një mbidoze.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Ariana dhe Pete vazhdojnë të jenë të dashuruar me njëri-tjetrin, por tashmë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. J.K
Shfaq Komentet (0)