Horoskopi

Horoskopi i javës 15-21 tetor 2018

13:06 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Të lindurit nën shenjën e Dashit, para jush është një javë që do t’ju shkaktojë ankth ose vështirësi në veprimet ose angazhimet financiare që lidhen me një mashkull. Marrëdhënia juaj me njerëzit e lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës do të jetë problematike për ju, veçanërisht nëse jeni të stresuar këto kohë. Ngjarjet gjatë kësaj javë do t’ju bëjnë të vendosni për të ardhmen e marrëdhënieve të. Gjithashtu gjatë javës ju do të gëzoheni nga lajmet e marra nga një grua ose një dhuratë (përfitim) që do të merrni nëpërmjet saj. Java do t’ju lumturojë edhe më shumë, pasi do të gjeni zgjidhje për një problem tuaj të vjetër. Ndikimet pozitive ose mbështetëse do të vijnë nga njerëz të lindur nën shenjën e Peshores, Ujorit ose Binjakëve. Femrat mbi 35 vjeç do të kenë mundësinë për të bërë një blerje të rëndësishme për shtëpinë e tyre ose lloj tjetër ndryshimi për shtëpinë. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me gjithçka që kanë të bëjnë me paratë dhe nëse është e nevojshme, të kërkojnë këshilla profesionale.

Demi

Të lindurit nën shenjën e Demit, këtë javë ju do të shpenzoni më shumë para për një fëmijë ose do të keni angazhime të tjera financiare me të rinjtë. Tregoni kujdes me paratë ose dokumentet financiare për të parandaluar humbjen e tyre. Një zhvillim interesant ose emocional do të përfshijë marrëdhënien tuaj me miqtë. Do të mblidheni së bashku me miq të rinj ose të vjetër dhe çdo rast do të jetë arsye për të festuar. Të njohurit e rinj këtë javë do të jenë të rëndësishëm për ju dhe do të vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen. Qëllimi juaj për të realizuar me çdo kusht dëshirën tuaj këtë javë mund t’ju vërë në një situatë konflikti me njerëz që do t’ju kundërvihen. Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe fjalët tuaja, pasi kjo nuk do të jetë një mosmarrëveshje e vogël. Shumë prej jush do të gjejnë një mënyrë për të pasur një bisedë të sinqertë me një vajzë për jetën e saj të dashurisë. Ju ndoshta do të keni informacione për mungesën e besimit në këtë marrëdhënie ose ndonjë lloj tjetër mosbesimi që nuk do të jeni në gjendje të flisni drejtpërdrejt. Do të përpiqeni me takt ta paralajmëroni për problemet ose zhgënjimet e ardhshme.

Binjakët

Të lindurit nën shenjën e Binjakëve, kjo javë do t’ju habisë me shfaqjen e mundësive të reja profesionale apo të biznesit. Idetë e reja ose sugjerimet do të jenë një shans për ju që të realizoni idenë tuaj të vjetër ose të përdorni më shumë përvojën ekzistuese profesionale. Tregohuni të hapur ndaj mundësive të reja të biznesit dhe vendeve të punës. Gjatë javës, do t’ju duhet të zgjidhni një çështje që lidhet me një dokument të rëndësishëm për familjen tuaj. Gjërat do të zhvillohen ngadalë duke kapërcyer disa pengesa ose vështirësi. Do të jetë e rëndësishme të qëndroni pozitivisht dhe të kërkoni zgjidhje diplomatike për pengesat që kanë lindur. Gjatë javës, mund të shqetësoheni nga ndonjë lajm i pakëndshëm i një natyre financiare apo lajme lidhur me dikë që e njihni. Ju do të jeni të angazhuar për të ndihmuar një të ri, i cili po përballet me ndryshime të rëndësishme në jetën e tij. Kjo javë do të jetë e mirë për meshkujt për të udhëtuar, nëse udhëtimi lidhet me punën aktuale ose të ardhshme.

Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Gaforres, këtë javë ju duhet të angazhoheni në probleme financiare si pasojë e gabimit të dikujt, besimit të gabuar apo mashtrimit. Tregoni kujdes tani në të gjitha veprimet tuaja në lidhje me dokumentet financiare dhe ruajtjen e tyre. Java nënkupton një ngjarje të rëndësishme që lidhet me lindjen e një fëmije. Ngjarje të ndryshme do të provokojnë që të ktheheni pas në gabimet dhe dështimet e kaluara, ndoshta sepse tani do të duhet të mësoni nga përvoja juaj e mëparshme e hidhur. Në disa raste, ngjarje të ngjashme nga e kaluara juaj do të kenë një vazhdimësi në të tashmen tuaj, si pasojë e vendimeve të gabuara për të cilat tani do të duhet të paguani një çmim të caktuar. Këtë javë, jeta e dashurisë së miqve tuaj do të arrijë kulmin dhe në të shumtën e rasteve do të mbahet mend me një ngjarje të rëndësishme si fejesa, martesa, lindja, zhvendosja në një shtëpi të re ose në ndonjë qytet tjetër etj.

Luani

Të lindurit nën shenjën e Luanit, këtë javë do të jeni në gjendje të hiqni dorë nga ndjenjat tuaja negative, të refuzoni gabimet e vjetra dhe të filloni një aventurë të re jete: me miq të rinj, angazhime të reja profesionale, udhëtime dhe më shumë. Në sfondin e këtyre ngjarjeve dhe përvojave të favorshme, disa prej jush do të preferojnë të mbajnë tek gabimet e së kaluarës ose të vazhdojnë me reflektimet pesimiste për jetën. Java do të jetë pozitive për shumë prej jush, pasi do t’ju sjell një sasi të vogël të parave të papritura. Ju mund ta shfrytëzoni për t’i bërë një dhuratë një të riu në familjen tuaj. Java do të sjellë ngjarje interesante në lidhje me një grua nga familja juaj e ngushtë. Meshkujt do të kenë kontakte dhe veprime të frytshme me njerëz të lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës. Femrat mbi 35 vjeç do të jenë me fat në përpjekjet dhe angazhimet e rëndësishme që lidhen me shtëpinë e tyre.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës, këtë javë do të keni ngjarje interesante dhe dinamike nëse nuk jeni të izoluar në problemet dhe emocionet tuaja. Java sjell një udhëtim ose takime me miqtë dhe të afërmit nga afër e larg. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të jeni në gjendje të realizoni planet tuaja dhe pritshmëritë e rëndësishme që do të kenë lidhje me një burrë. Marrëdhënia juaj me njerëzit e lindur nën shenjën e Gaforres, Peshqve ose Akrepit (kryesisht burrave) do të zhvillohet në një mënyrë të rëndësishme dhe të dobishme për ju. Gjatë javës, do të përjetoni situata stresi në vendin tuaj të punës, në lidhje me kolegët kokëfortë dhe të pamëshirshëm ose klientët. Dikush mund t’ju provokojë me forcë në një konflikt, prandaj mos iu nënshtroheni këtyre provokimeve. Shëndeti i një personi të ngushtë do të kërkojë konsultime me një mjek apo kujdes të veçantë për të cilën ai ose ajo do të jetë neglizhent. Vëmendja gjatë javës do të kërkohet gjithashtu për punët tuaja financiare, pasi gjithçka do të duhet të jetë tërësisht e detajuar. Çështjet gjyqësore apo juridike të një natyre financiare nuk do të mund të përfundojnë këtë javë. Meshkujt mbi 35 vjeç do të jenë në gjendje të gëzojnë përfundimin e suksesshëm të një plani ose angazhimi profesional.

Peshorja

Të lindurit nën shenjën e Peshores, kjo është një javë në të cilën do të kërkohet më shumë vëmendje për punët tuaja financiare. Tregohuni shumë të kujdesshëm me shpenzimet tuaja, me mbrojtjen e kartave bankare dhe portofolin tuaj personal në një vend publik. Shmangni përdorimin e parave në investime të rrezikshme ose në mënyra të ndryshme për të përfituar shpejt e lehtë para. Pritshmëritë për një udhëtim mund të kenë ndryshime të padëshirueshme ose o të shoqërohen me stres dhe tendosje më të madhe. Është e mundur që të mërziteni nga lajmet e pakëndshme për dikë që jeton ose punon në një qytet tjetër. Ju do të keni rastin për të festuar suksesin e një fëmije ose të riu. Në shtëpi, gjërat do të zhvillohen  në një mënyrë mjaft të harmonishme. Është e mundur që kujtimet ose përvojat e tjera emocionale të ndikojnë tek shumë prej jush. Ju do të trishtoheni nga një ngjarje në jetën e një personi të lindur nën shenjën e tuaj, të Ujorit ose Binjakëve.

Akrepi

Të lindurit nën shenjën e Akrepit, kjo është një javë pozitive për sqarimin e keqkuptimeve dhe vështirësive të dashurisë. Mos lejoni ndërhyrje të jashtme të ndikojnë, pasi mund të kenë një efekt mjaft të pakëndshëm në marrëdhënien tuaj. Në marrëdhëniet martesore dhe familjare ju do të keni rastin të mblidheni ose të përjetoni ngjarje dhe lajme të këndshme. Ju do të habiteni nga lajmet për një fejesë apo një martesë. Suksesi personal i një të afërmi mund të jetë gjithashtu shkaku i për tu mbledhur apo festuar. Gjatë javës ju do të keni më shumë kontakte me gratë që mund të jenë të afërmet tuaj, mikesha apo kolege. Nëpërmjet tyre do të merrni informacion të dobishëm ose ndihmë specifike për rastin tuaj. Gjatë javës ju do të keni një telefonatë ose do të merrni një letër nga një njeri që është nga rrethi juaj i miqve ose të njohurit. Nëpërmjet saj mund t’ju jepet një sugjerim ose ide që do të ketë një rezultat të mirë për ju.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e një Shigjetarit, kjo javë do të jetë më e vështirë për ju për shkak të problemeve shëndetësore ose shfaqjes së situatave që nuk do mund t’i kontrolloni. Mos lejoni që emocionet të mbizotërojnë mbi situatat, pasi ajo që do ndodhi këtë javë nuk mund të riparohet. Java do të jetë e suksesshme në përmbushjen e detyrave dhe planeve tuaja profesionale ose të biznesit. Do të ketë zhvillim të mirë dhe angazhime të forta lidhur me një punë të re ose një projekt të ri. Gjithashtu do të keni një mundësi për diçka të re në një nivel profesional që nuk duhet humbur. Nëse lindin konflikte, zgjidhini ato ose kërkoni një armëpushim. Kompromiset sot do të jenë baza për suksesin tuaj të ardhshëm. Gjatë javës ju do të keni kontakte të mira me njerëz të lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqit, të cilët do t’ju ndihmojnë ose do t’ju japin këshilla të vlefshme. Këtë javë ju mund të bëni blerje për vete ose të investoni para në një investim të rëndësishëm dhe premtues. Është e mundur të merrni para që keni kohë që i prisni.

Bricjapi

Të lindurit nën shenjën e Bricjapit, kjo është një javë në të cilën mund të gëzoni një dhuratë ose një blerje. Do të jeni me fat në punën ose biznesin tuaj, gjë që do t’ju sjellë rezultate më të mira ose fitime. Ky stabilitet financiar do të jetë i rëndësishëm për ju këtë javë, por dallimi midis suksesit dhe humbjes do të jetë shumë i hollë dhe të gjitha do të varen nga përvoja dhe aftësia që keni grumbulluar deri tani për të imponuar vetëkontroll të rreptë mbi veprimet tuaja. Ju nuk duhet të lini detyrat e sotme për nesër. Nesër do t’ju jepen detyra të reja. Prandaj mos mbani më shumë gjëra sesa mund të realizoni. Jeta juaj e dashurisë do të jetë interesante, me disa përvoja të paharrueshme, veçanërisht nëse keni një partner të lindur nën shenjën e Ujorit, Peshores ose Binjakët. Gjatë javës duhet të tregoheni të kujdesshëm me gjërat tuaja personale dhe ruhuni nga vjedhjet, humbjet ose veprime të tjera të ngjashme që nuk do të zgjidhen lehtë. Një bisedë ose ngjarje me një djalë apo një të ri do t’ju bëjë të mendoni për veprimet tuaja, vendimet ose mënyrën e jetesës.

Ujori

Të lindurit nën shenjën e Ujorit, këtë javë do t’ju duhet të kaloni kohë të mjaftueshme për të zgjidhur problemet që kanë ndodhur në familjen tuaj, me shumë gjasa të shkaktuara nga të tjerët. Ndërhyrja e njerëzve të lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës në martesën ose familjen tuaj duhet t’i vihet kufi, pasi krijon tensione të vazhdueshme dhe konflikte. Gjatë javës ju do të planifikoni me disa angazhime të rëndësishme që do të arrini dhe përfundoni në mënyrën më të mirë për ju. Takimet me personat e lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqit do të kenë diçka pozitive. Ju mund të përjetoni surpriza të këndshme në punën tuaj ose në marrëdhëniet tuaja profesionale. Kjo do të jetë një javë e mirë për trajtim mjekësor, për të zgjidhur marrëdhëniet personale problematike. Tregohuni më aktivë në kontaktet tuaja dhe më të ndershëm në bisedat me të tjerët.

Peshqit

Të lindurit nën shenjën e Peshqit, është një javë në të cilën do të përjetoni një situatë stresuese në lidhje me një vajzë apo një grua të re. Mund të ketë lidhje me një konflikt të mprehtë, shumë të pakëndshëm mes jush ose me një ndërhyrje në jetën e saj personale. Gjatë javës, shmangni shpenzimet e paarsyeshme ose impulsive të parave. Ju do të jeni të ngazëllyer ose të gëzuar nga lajmi ose dokumenti që do të merrni nga një person i lindur nën shenjën e Shigjetarit, Luanit ose Dashit. Por, gjithashtu do të shpenzoni shumë për pagesa ose detyrime të ndryshme. Gjatë javës, shmangni vendimet e rëndësishme për shtëpinë ose pronën që zotëroni. Ju ndoshta keni një ide jorealiste ose informacione të paverifikuara që do t’ju sjellin probleme më vonë. Kjo do të jetë një javë e pafavorshme për rastet ligjore ose gjyqësore që përfshijnë pronën. Femrat mbi moshën 35 vjeç do të shpresojnë për një udhëtimi ose takim me njerëz nga vende të tjera që kanë kohë që e planifikojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.