Ariana Grande dhe Pete Davidson i dhanë fund fejesës 5 mujore. Dhe vdekja e reperit Mac Miller ndryshoi rrugën e jetës së tyre.
TMZ raporton se ndarja e tij nga jeta është një nga arsyet kryesore që çoi në ndarjen e çiftit të famshëm.
“Ariana ‘u mbyll’ në një vend të errët pas mbidozës fatale të ish të dashurit të saj. Ajo nuk fajësoi veten për vdekjen e tij pasi ndjen se bëri gjithçka që mundi për ta ndihmuar, por e la në një gjendje emocionale shumë të rënduar,”-tha burimi për TMZ.
Pas vdekjes së Miller, sipas burimit, këngëtarja kuptoi disa gjëra: “Ajo nuk mund të përfshihej plotësisht në marrëdhënien e saj me Pete. Dhe se kishte nxituar me vendimin për tu fejuar.”
Shfaq Komentet (0)