Shpesh na ndodh që të kemi mysafirë në shtëpi dhe si gjithmonë përpiqemi t’i lemë një përshtypje sa më të mirë në mënyrë që të presim vetëm komente pozitive e gjithashtu ata të ngelen të kënaqur.
Siç thotë dhe shprehja “Detajet bëjnë diferencën”, po kështu janë disa detaje që gjithmonë janë pre e vështrimeve kritike të mysafirëve tanë.
Enët e servirjes së ushqimit
Dizajni i enëve të kuzhinës është ajo çka fillimisht vihet re, prandaj gjithmonë sugjerohet që këto enë të kenë një dizajn të thjeshtë e të bukur. Lugët, pirunët, thikat elegante zakonisht sugjerohen të janë të përbëra nga çeliku inoks. Nëse dreka ose darka e shtruar për miqtë është një rast i veçantë për ju, do të ishte mirë t’i servirnit ushqimet në enë të të njëjtit model në mënyrë që tavolina të duket më e bukur.
Shtrimi i tryezës
Kur kemi mysafirë ne mundohemi të shtojmë tryezën tonë në mënyrë sa në elegante. Ajo çka duhet të merret gjithmonë parasysh në shtrimin e një tryeze është ana estetike e saj. Prandaj sugjerohet që të përdorni një set të këndshëm të mbulesës së tryezës e gjithashtu mund të përdorni dhe akesorë zbukurimi si një mbajtëse qirinjsh.
Gotat e verës
Shpesh sugjerohet përdorimi i gotave prej kristali, por jo të gjithë kanë mundësi t’i blejnë. Prandaj, nëse ju nuk i keni ato mund të blini një set të thjeshtë, por mundohuni t’i zgjidhni me një model të thjeshtë e elegant.
Ushqimi
Pavarësisht enëve, shtrimit të tryezës apo gotave ajo çka në fund gjithmonë komentohet është mënyra e gatimit. Kështu që provoni të gatuani një recetë që ju e keni të thjeshtë për ta bërë. Përkushtimi në kuzhinë është shumë i rëndësishëm kështu mos i jepni shumë kohë elementeve të tjerë, por përpiquni që recetën ta gatuani me qetësi e dashuri, sepse si do që të dalë në fund, fundja ju u përpoqët e miqtë do ta vlerësojnë mundimin tuaj.