Kryesore

Miku i Shqipërisë nga Brukseli: I dashur Edi, jam pa fjalë…

11:22 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin politik që u bë në Bruksel, në e mbledhjen e Komitetit ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Parlamentit Europian. Në një postim në Twitter shefi i qeverisë ka publikuar mesazhin e “një miku në Parlamentin Europian”, por pa thënë emrin e tij.




“I dashur Edi! S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë! Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së! Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”, ishte mesazhi i zyrtarit europian, sipas kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE: “Autogoli” i PD në Bruksel dhe deklarata emocionale e Ballës

“Ky takim bashkëdrejtohet nga një mik i ngushtë, siç e ka pranuar ai vet, i një trafikanti të njohur droge, i dënuar në Itali me 22 vite burg. Ky bashkëdrejtues është Taulant Balla. Është turp që kryeministri ynë nuk e zëvendësoi atë me një tjetër deputet socialist normal, siç kërkuam javën e kaluar”, tha Genc Pollo të hënën në PE. Pas kësaj, deputetët opozitarë të delegacionit shqiptar braktisën mbledhjen.

“Ne flasim për dialog politik, ku është? Pse të largohesh që në fillim, me një deklaratë të parapërgatitur? Ata erdhën në këtë takim në Bruksel me paratë e qytetarëve shqiptarë, për të ngrënë një drekë të mirë e për t’u larguar”, tha Makovei.

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ftoi opozitën të ndjekë rrugën e institucioneve për denoncimet e saj.
“Ju lutem, kuptoni se unë nuk jam prokuror, polic apo gjyqtar. Kërkesa ime për PD është: bëni detyrat e shtëpisë, shkoni në Prokurori, sigurohuni që të gjitha çështjet do të ndiqen me seriozitet dhe, nëse diçka është e vërtetë ju mund të jeni të sigurtë që jo vetëm unë si raportues, por edhe të gjithë kolegët e mi këtu në Parlament do të përballen me këtë çështje në mënyrën e duhur. Nuk është se ne nuk ju besojmë juve, por ne nuk na lejohet t’iu besojmë juve, nëse ju nuk ndiqni procedurën normale”, tha Fleckenstein.

As europarlamentari Kukan, që i përket spektrit të djathtë, nuk iu doli në mbrojtje demokratëve.
“Ata paraqitën akuza shumë serioze, por këto çështje duhen zgjidhur në Shqipëri, në Parlamentin shqiptar dhe jo në Parlamentin Europian”, tha Kukan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.