BOTA

VIDEO/ E dashura e bosit të krimit u ekzekutua brenda në lokal, momenti kur autorët i afrohen dhe qëllojnë disa herë mbi modelen

09:10 - 30.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një modele e njohur ekuadoriane u vra nga dy persona të armatosur në mes të ditës në një restorant, dy muaj pasi emri i saj u lidh me një kriminel famëkeq, i cili u përpoq ta mbante sekret lidhjen.




Kamerat e sigurisë kanë publikuar pamjet nga momenti i tmerrshëm, kur dy autorët futen në ambientet e brendshme të restorantin, teksa 23-vjeçarja ndodhej në këmbë duke biseduar më një burrë.

Njëri prej autorët i afrohet me shpejtësi të resë dhe qëllon disa herë mbi, ndërsa tjetri që qëndron pak më larg qëllon mbi personin tjetër.

Modelja, më parë kishte përfaqësuar provincën e Los Rios në konkursin e bukurisë Miss Ekuadori 2022.

Paraga, e cila kishte mbi 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në mediat sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u kthye në qendrën e vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Noreo dhe ekonomistit të tij, Chelive Angulo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.