Të tymosësh kanabis plak trurin mesatarisht me tre vjet, sipas një studimi të ri. Marijuana u zbulua se e dëmtonte trurin duke e plakur deri në 2.8 vite, gjë që është më keq se çregullimi bipolar i mendjes apo problemet me hiperaktivitetin.
Truri i skizofrenëve plaket me një mesatare prej katër vjetësh. Tymosja e kësaj bime tregoi gjithashtu se plak organet me 6 muaj, shton studimi.Plakja e trurit ul gjithashtu edhe rrjedhjen e gjakut drejt organeve.
Autori që drejtoi studimin Dr. Daniel Amen, themelues i Amen Clinics, tha: “Zbulimi mbi abuzimin me kanabisin ishte veçanërisht i rëndësishëm, duke qenë se kultura jonë po nis ta shohë marijuanën si një substancë të padëmshme. Ky studim duhet të na frenojë nga përdorimi i saj.”
Ulja e qarkullimit të gjakut në tru, më parë është lidhur me dementian dhe goditjet në tru. Kërkuesit analizuan 62.454 skanime të trurit nga 31.227 njerëz. Skanimet u mblodhën gjatë pushimit dhe përqendrimit të trurit nga njerëzit me moshë nga nëntë muajsh deri në 105 vjeç, për të përcaktuar faktorët që kontribuojnë në plakjen e trurit.
Kërkuesit analizuan qarkullimin e gjakut në 128 rajone të trurit për të vendosur se sa të moshuar mendonin se ishin individët.Sapo mësonin për moshën reale të individit, ata ishin në gjendje të masnin shkallën e përshpejtimit të plakjes.
Doktor George Perry, nga Universiteti i Teksasit, San Antonio, komentoi mbi kërkimin duke thënë: “Ky është një ndër studimet e para, bazuar mbi imazhet e popullsisë dhe këto studime të zgjeruara janë thelbësore për t’u përgjigjur se si të mbajmë strukturën e trurit dhe funksionimin e tij gjatë plakjes.”
Rezultatet gjithashtu sugjerojnë se çrregullimet shpejtojnë plakjen e trurit me 1 vit e gjysëm. Zbulimet u publikuan në revistën ‘Alzheimer’s Disease’, (Sëmundja e Alcaimerit).