![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Viktima është 33 vjeçari, Ergys Gjioveshaj. Tre të plagosurit F.H.,28 vjeç, A.L., 26 vjeçe dhe A.Ll.,32 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër. Lokali i natës ku ndodhi përplasja me armë në Vlorë është shkatërruar plotësisht për shkak të breshërive të armëve mes personave që u përfshinë në sherr. E plagosur mbeti edhe këngëtarja e lokalit në Vlorë.
Shfaq Komentet (0)