Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, ku një i mitur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Laknas” në Kamëz, i mituri me inicialet E.D. 13 vjeç, është vetvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.
Sipas forcave të rendit, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në të njëjtën kohë, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)