BLUETOOTH

Video emocionuese/ Në ceremoninë e diplomimit për zjarrfikës, britaniku i propozon martesë partneres së tij

16:55 - 30.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është momenti kur një zjarrfikës i sapo diplomuar i propozon të dashurës, para shumë të pranishmëve që ishin mbledhur për të parë paradën e të sapo diplomuarve në departamentin e zjarrfikësve.




Ishte departamenti i zjarrfikësve nga Mançesteri i Anglisë, që shpërndau videon në rrjetin social X të zjarrfikësit të ri të quajtur James, transmeton Telegrafi.

Gjatë paradës ai vendosi që këtë moment ta bëjë edhe më të paharrueshëm, duke i propozuar martesë partneres së tij Melissa.

Kjo ceremoni shënonte përfundimin e kursit disamujor për zjarrfikës, dhe diplomimin si pjesëtari më i ri në këtë departament.

Partnerja e tij as që ishte e vetëdijshme se çfarë e priste, kur partneri i saj iu afrua dhe u gjunjëzua para saj duke mbajtur në dorë unazën.

Ajo mbuloi sytë nga emocionet e të pranishmit filluan të duartrokasin kur çifti shkëmbyen puthje

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.