Të drejtuar nga deputetët opozitës, protestuesit që janë kundër shembjes së banesave në Unazën e Re janë përplasur me policinë teksa në Kuvend flitej për fatin e tyre.
Protestuesit kanë përdorur mjete piroteknike ndërsa në disa raste nuk kanë munguar as përplasjet fizike më efektivët e policisë. 11 nga këta kanë marrë lëndime trupore, mes tyre edhe nën Drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.
Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave apo bizneseve të tyre, të prekura nga projekti i rikonstruksionit të Unazës së madhe të Tiranës, në aksin nga “Pallati me shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”.
Shfaq Komentet (0)