Vetëm para disa muajsh moderatori i njohur, Labinot Gashi, zbuloi se do të bëhej baba për herë të parë. Sigurisht që emocionet për të dhe bashkëshorten e tij janë të mëdha dhe këtë Labi e ka treguar shpesh. Bashkëshortja e moderatorit, Qëndresa, është në javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe për ta patur gjithmonë kujtim këtë moment të veçantë në jetën e tyre, ata kanë bërë edhe disa fotografi.
Labi i ulur në gjunjë përpara bashkëshortes së tij, shihet duke puthur barkun e saj dhe pavarësisht se fëmija i tyre nuk ka ardhur ende në jetë duket si një portet i bukur familjar. Përkrah fotografisë Labi ka shkruar: “I bekuar”. Së fundmi Labi ka zbuluar se do të behët baba i një vajze. Foto më të ëmbla se këto s’kishim parë nga Labi. Një emocion i veçantë për prindërit e rinj.