BOTA

Sadiq Khan rizgjidhet për herë të tretë si kryebashkiaku i Londrës.

17:20 - 04.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I zgjedhuri i partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për qytetin e Londrës, Sadiq Khan, është rizgjedhur për herë të tretë si Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti.

Sipas mediave britanike, në një video të shpërndarë nga vetë kryebashkiaku ditën e djeshme, ai duket se shprehet i sigurtë për një fitore të mundshme, pasi tha:




“Votimet janë zyrtarisht të mbyllura, ndaj e dua t’ju falenderoj. Faleminderit të gjithë londonezëve për votimin. Faleminderit për çdo vullnetar e aktivist laburist për punën tuaj të madhe. Energjia juaj ka qënë e mrekullueshme. Ju keni ditur si të komunikoni me çdo londonez nëpër pragjet e tyre e në telefonata, për të shpërndarë vizionin tonë për një qytet më të drejtë, të sigurtë e të gjelbëruar. Pa ju,asgjë nga këto nuk do ishte e mundur. Së bashku, dërguam një mesazh për të drejtat, barazitë dhe të shpresës.”- u shpreh Khan.


Kush është Sadiq Khan?

Sadiq Khan, i zgjedhur i partisë laburiste, është zgjedhur për herë të parë Kryebashkiak i Londrës, në zgjedhjet e vitit 2016. Që atëhere ai ka vahduar të qëndrojë në këtë post, duke mposhtur kështu kundërshtarët konservatorë.

Nga 1994 deri në 2006 ai ka qënë Këshilltari për Ëandsëorth të Londrës,  për të pasuar si Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Komunitetet dhe Qeverisjet lokale në 2008, e për të përfunduar pas këtij posti si Ministër i Transportit.

Në vitin 2018 ai u përfshi në listën e Time 100 të njerëzve më me ndikim në botë, për shkak të reformave të tij në fushën e transportit, që e bëri këtë të fundit më të aksesueshëm për popullsinë londeze, si dhe reduktoi numrin e automjetëve ndotëse në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.