Kryesore

Rama shtrohet në drekë dhe lëshon një kunj për Blushin: U shqetësua për bletët

11:45 - 24.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas Apollonisë, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vlorës ku është shtruar për drekë me bujq e fermerë. Ai ka folur për arritjet në bujqësi, ndërsa mikpritësit e kanë vlerësuar dhe uruar.

Një prej banorëve në nisje të drekës ka kërkuar të ngrejë një dolli për kryeministrin. “Kam qejf t’i pimë një dolli kryeministrit”, tha ai. Nga dreka, kryeministri ka lëshuar një kunj edhe për Ben Blushin.

Teksa nisën bisedën për bletët, të cilat janë ‘dehur’ nga hashashi që është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, Rama u shpreh se diçka e tillë nuk ka sens.

“Hashashi ka dehur ata të çadrës’, tha Rama, ndërsa më tej ‘thumboi’ Blushin, i cili ngriti akuza për qeverinë. “Ben Blushi njeri i lexuar me demek, ishte i shqetësuar për bletët”-u shpreh Rama, teksa vijoi drekën me familjen labe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.