Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka përjashtuar mundësinë e ekstradimit të dyshuarve të Turqisë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Ministri Adel al-Jubeir deklaroi se: “Ne nuk i ekstradojmë qytetarët tanë.” Më shumë se një javë më parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi ekstradimin dhe të mërkurën një gjykatë turke lëshoi urdhër-arresti për ish-shefin e shërbimeve sekrete Saudite Ahmad al-Assiri dhe ish këshilltarin mbretëror Saud al-Qahtani.
Jubeir gjithashtu kritikoi mënyrën se si Turqia ka ndarë informacionin me mbretërinë. “Ne kemi kërkuar nga miqtë tanë në Turqi që të na japin prova që ne mund t’i përdorim në gjykatë, por nuk e kemi marrë atë në mënyrën që duhet të ishte marrë”.
Shfaq Komentet (0)