Kryesore

Dita nis me diell por pasdite rikthehen shirat lokal, njihuni me parashikimin e motit për sot

07:37 - 08.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonën e ulët, por më alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqiten zonat malore.




Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave në veri dhe pjesërisht në qendër duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje do të paraqiten zonat jugore.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 26°C vlera maksimale që pritet në Jug – Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.