Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë ka shtrirë sërish dorën e dialogut, ndërsa e ka cilësuar dobësi refuzimin në kor të kësaj nga ana e studentëve
Pavarësisht thirrjeve të tij nga foltorja e Kuvendit, studentët duken të vendosur të mos ulen në një tryezë me kryeministrin për të dialoguar për tetë pikat që ata kërkojnë të realizohen.
“Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres”, – shkuan ai në Twitter.
Shfaq Komentet (0)