Ka ardhur reagimi i Kryeministrit Edi Rama, pas shprehjes së opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias për vettingun në politikë.
Në një status në Twitter, Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha.
“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty,po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë” shkruan Rama.
Nuk ka vonuar reagimi i Bashës i cili po në Tëitter e cilëson Kryeministrin si “psiqik”.
“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”