OPINION

Mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë dhe ikja nga hoteli e zyrtarëve pa paguar

21:05 - 15.12.18 Enver Robelli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shkruan një hotelier nga Peja. Më pyet nëse i kujtohem. Kur ma tregoi emrin e hotelit, m’u kujtua. Vite më parë pata fjetur aty, për t’u bërë bashkë të nesërmen me disa gjakovarë për të vazhduar udhën për në Theth.




Tani hotelieri kishte një hall. Po e parafrazoj atë që më shkroi: «Kur ishte mbledhja e dy qeverive në Pejë, pra kur erdhën kryeministrat me ministra, zëvendësministra, këshilltarë e shoferë në Pejë, një zyrtar i qeverisë së Kosovës na telefonoi dhe na tha të kontaktojmë hotelin XY në Pejë dhe të merremi vesh për një rezervim dhomash, sepse në hotelin XY nuk ka mjaft vend për delegacionet e të dy shteteve. Kontaktuam hotelin XY dhe – sipas kërkesës – rezervuam të gjitha dhomat. Pastaj në hotelin tonë u vendosën zyrtarë të qeverisë së Shqipërisë dhe shoferë të tyre.

Të nesërmen hëngrën mëngjes dhe ikën. Askush nuk pagoi. I telefonova zyrtarit të qeverisë së Kosovës dhe e pyeta se kush e paguan hotelin. Zyrtari më tha se pagesën duhet ta kryejë qeveria e Shqipërisë dhe ma dha numrin e një diplomati të Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë. Diplomati njëherë tha se ata që kanë bujtur në hotelin tim nuk kanë qenë të Shqipërisë, pastaj tha se secili është dashur të paguajë vetë për dhomë. Por, unë i kam të regjistruar mysafirët ashtu siç ma kanë sjellë listën. Janë shtetas të Shqipërisë».

Ky skandal tregon egërsisht mentalitetin qeverisës në viset shqiptare. Pastaj këta flasin për integrime europiane, sundim të ligjit, vlera, bashkëpunim mbarëkombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.