BLUETOOTH

Një çmim absurd për një pseudo-bizhuteri, Balenciaga ndez debatet

19:35 - 30.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër kompanitë më në zë në botën e modës ka nxjerr në treg një byzylyk që i ngjan një rrotull shiriti ngjitës. Bëhet fjalë për Balenciagën e cila i ka vendosur gjithashtu një çmim të lartë prej 3.500 euro.




Kjo “bizhuteri” e shtrenjtë është pjesë e koleksionit të Balenciaga-s për sezonin e ardhshëm vjeshtë/dimër 2024-25.

Si jo rrallë herë marka me famë ndërkombëtare përsëri  ka arritur të shkaktojë debate dhe të marrë shumë kritika nga i gjithë opinioni publik.

“Shtëpia luksoze e modës Balenciaga ka rindezur debatin me aksesorin e saj më të fundit të modës, një byzylyk i krijuar për t’u dukur si një rrotull shirit ngjitës, me logon e markës dhe një çmim të lartë”, shkruhet në një ndër mediat e huaja.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar as komentet nga ndjekësit e e rrjeteve sociale të cilët e mbytën  markën e modës me komente sarkastike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.