![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një tjetër peshkatar dyshohet se është mbytur në liqenin e Pogradecit. Sipas policisë lokale në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 m nga liqeni i Pogradecit, është gjetur një varkë e cila mendohet të jetë e shtetasit G.S, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Memlisht.
53-vjeçari dyshohet se ka dalë për të peshkuar në liqenin e Pogradecit më 31 janar dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët. Pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)