Një sasi e madhe droge është kapur ditën e sotme në Lezhë. Policia ka sekuestruar 300 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Një person është arrestuar nga forcat blu, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë
“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa ditore, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Epilog” ku u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e futur në bidona plastikë dhe thasë e fshehur në një banesë në Ishull-Lezhë”.
Blutë arrestuan në flagrancë shtetasin Pjetër Toni, 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.P. 46 vjeç , banues në Ishull-Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në Ishull-Lezhë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.