Deri në 17 janar moti do të jetë me temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore. Sipas sinoptikanëve, kjo do të jetë situata e motit për vendin tonë.
10 ditëshi i fundit i Janarit pritet që vendi të përfshihet nga më shumë reshje, por me temperatura tipike të dimrit.
“Pas datës 17 do të kemi një rritje graduale të vlerave termike për sa i përket temperaturave të ajrit duke arritur në vlerat tipike të dimrit -6 gradë celsius në zonat malore, dhe në bregdet 11-12 gradë. Në zonat malore do të vijojnë reshjet e shiut”, thonë sinoptikanët.
Të shtunën Tirana u përshi nga ngrica dhe temperaturat të ulëta të cilat arritën deri në -2 gradë celsius. Vlera më të ulëta u regjistruan në Ersekë me -9 gradë celsius dhe Peshkopi -8 gradë.
Shfaq Komentet (0)