Ministri në largim, Ditmir Bushati përmes një deklarate ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe PS për mundësinë që i kanë dhënë për të drejtuar ministrisë e jashtëm në këto vite.
Teksa theksoi se pozicioni i ministrit ka dimensionin kushtetues dhe politik, Bushati tha se Rama ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ dhe kjo është e drejtë e tij.
“Falënderoj Ramën dhe forcën politike që përfaqësoj. Falënderoj ekipin e shërbimit të jashtëm që nga mesit i shtatorit dhe në këto orë të fundit në krye të ministrisë së jashtme. Pozicioni i ministrit ka dimensionin kushtetues dhe politik. Rama e ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ.”- tha Bushati.
Shfaq Komentet (0)