Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Klement Balilit, ku thekson se Edi Ramës i djeg e vërteta sepse kjo është prova e kapitullimit të tij para krimit.
Ndër të tjera në postimin e tij në Twitter, kreu i demokratëve shkruan se i njëjti film është parë dhe më situatën e Saimir Tahirit.
“Rames i djeg e verteta sepse Balili eshte prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges. I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtesimin nga akuzat per trafik droge. E kemi pare kete film me S. Tahirin.”
Shfaq Komentet (0)