Një vajzë shqiptare është arrestuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke udhëtuar me makinën e mbushur me drogë.
Ajo është 25-vjeçarja Kostandina Mata, e cila në momentin e ndalimit nga policia udhëtonte me dy fëmijët e saj të mitur.
Nga kontrolli i kryer në mjet, në zonën e Smerto pranë Igumenicës, pas informacioneve të marra rreth saj u zbulua në bagazh lëndë narkotike.
Më konkretisht u gjet 35 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, e cila ishte ndarë në 33 pako.
E reja u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa ndaj saj hetimet janë në vijim për të zbuluar bashkëpunëtorët.
Dyshohet se Mata ishte e përdorur për trafikun e drogës, prej faktit se duke qenë me dy fëmijë të vegjël, askush nuk do dyshonte tek ajo.
Shfaq Komentet (0)