Me mijëra qytetarë serbë protestuan në rrugët e Beogradit kundër sundimit autokratik të presidentit të tyre Aleksandër Vuçiç.
Kjo protestë erdhi si pasojë e tubimit të partisë së Vuçiç gjatë ditës së enjte kur në Beograd shkoi për vizitë presidenti rus Vladimir Putin.
Sipas kundërshtarëve të Vuçiç, presidenti serb organizoi tubim për të treguar se ka më shumë mbështetës sesa kundërshtarë të tij në Serbi.
Protestuesit thërisnin “Largohu Vuçiç” para televizionit publik serb, i cili ka injoruar protesta e qytetarëve, të cilat kanë disa javë që kanë filluar.
Kritikët e akuzojnë Vuçiç për autokraci, kontrollim të rreptë të medies dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve.
Ndërkohë, protestuesit kërkuan me çdo kusht liri të medies si dhe zgjedhje të lira e të drejta.
Serbët filluan protestat me sloganin “Një nga pesë milionë”, shtatë javë më parë me moton “stop këmishëve të përgjakura”, ku si shkas u bë sulmi mbi Borislav Strefanoviçin.