Klodian Gradeci, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme . Dorëheqja vjen pas publikimit të skandalit të kompanisë “DH Albania” e cila fitoi tenderin në mënyrë të dyshimtë për të nisur punimet për ndërtimin e “Unazas së Madhe”.
Mësohet se, në kërkesën e dërguar Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Bleinda Balluku, Gradeci shprehet se motivet e dorëheqjes së tij janë personale.
Nga ana tjetër, vet ministrja ka dërguar sot në Bordin e OST kërkesën për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni.
Kujtojmë që, pak ditë më parë Gradeci u mor në pyetje nga prokuroria së bashku me kreun e ARRSH-së Afrim Qendro në lidhje me skandalin e firmës “DH Albania”.
Pas zbulimit të skandalit të parë, ku rezultoi se “DH Albania” e kishte fituar tenderin e Unazës së Re me dokumente të falsifikuara, u anulua edhe tenderi i dytë nga OST.