Chris Brown është arrestuar në Paris, me dyshimin për përdhunim. Një vajzë 24-vjeçare ka akuzuar këngëtarin se e përdhunoi mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez, raporton Daily Mail.
Zyrtarët e policisë thanë se ylli i R&B dhe dy të tjerë janë në paraburgim pasi 24-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, paraqiti padinë për pëdhunim.
Brown u arrestua të hënën dhe ndodhet ende në paraburgim. Njëri prej të arrestuarve të tjerë është truproja e këngëtarit, sipas një zyrtari të policisë.
Revista franceze Closer raportoi se vajza akuzoi Chris se e ka përdhunuar në hotelin Mandarin Oriental. Brown ka qenë në telashe me drejtësinë pasi u deklarua fajtor për dhunimin e të ish të dashurës së tij Rihanna në vitin 2009. Ai përfundoi provën për rastin në vitin 2015.