Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një apartament është përfshirë nga flakët. Nga sa mësohet ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, ku zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit, në pronësi e shtetases F.C.
Shërbimet zjarrfikëse pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë shpëtuar një grua 80-vjeçe, e cila ndodhej në banesë. Nga sa mësohet, ajo ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Shfaq Komentet (0)