AKTUALITET

Reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pas gjetjes së trupave të nënës e fëmijëve në lumin Bunë: Moment i dhimbshëm,shprehim ngushëllimet tona më të ndjera

14:24 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas përfundimit të operacionit pas gjetjes së trupave të nënës dhe 3 fëmijëve të saj që u mbytën në lumin e Bunës.




Reagimi:

Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç.

Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Rajonale për Veriun, Z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke kordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”.

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera për familjen dhe të afërmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.