Ndarjen nga i dashuri, Beatrix Ramosaj nuk e ka përjetuar mirë, ndërsa edhe disa muaj më pas është shprehur e emocionuar për dhimbjen që i ka shkaktuar. Këngëtarja ka folur pak javë më parë për ndarjen, teksa ka thënë mes lotëve se për të ka qenë e vështirë, pasi ishte dashuria e parë. Beatrix, e cila është aktualisht një nga konkurrentet e “Your Face Sound Familiar”, duket se ende nuk e ka lënë tërësisht pas krahëve këtë histori. Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për ish- të dashurin e saj Ervi Cenolli, i cili jo vetëm që e ka harruar, por madje edhe është nisur në një tur në Europë. Djaloshi, i cili ka qëndruar për rreth dy vjet e gjysmë në lidhje me këngëtaren shqiptare po udhëton nëpër shtetet europiane së bashku me miqtë e tij. Në postimet e tij të fundit në “Instagram”, Ervi shihet nga një vend në tjetrin. Por ajo që bie sigurisht në sy është fakti se pranë tij nuk është asnjë femër.