Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, i është drejtuar zyrës së Lulzim Bashës mëngjesin e sotëm, ku po zhvillon një takim me të. E ndërsa nesër Basha do të dorëzojë në Parlament dhe KQZ dosjen me deklaratat individuale të deputetëve që heqin dorë nga mandati, Schütz ka zbarkuar sot në selinë e PD-së.
Nga sa mësohet, në fokus të diskutimeve mendohet të jetë vendimi i opozitës për lënien e mandateve. Kujtojmë këtu se ot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.
Gjithashtu, rreth orës 10:00, mësohet se në selinë blu ka shkuar edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili është takuar me Lulzim Bashën.
Pas përfundimit të takimit me Bashën, Soreca tha: “Kam qenë shumë i qartë. Është e nevojshme që të diskutohet. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme ne presim të mos ketë dhunë dhe të ndiqen proceset demokratike”.
Kujtojmë këtu, se të martën, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.