Ceremonia e çmimeve Oscars konsiderohet edhe si një nga mbrëmjet më të mëdha të Hollywood për modën dhe as këtë vit nuk na zhgënjeu.
Yjet parakaluan në tapetin e kuq duke shfaqur disa nga tendencat më të fundit të modës.
“Pink” ishte ngjyra që dominonte më shumë, teksa nuk munguan fustanet tyl apo edhe pantallonat.
Aktori dhe këngëtari Billy Porter padyshim ishte protagonisti i mbrëmjes, i cili kishte zgjedhur të vishte një kostum-fustan, duke u bërë i pari mashkull me një veshje të tillë në historinë e Oscars.
Shfletoni galerinë për të parë se çfarë veshën yjet e Hollywood në ceremoninë e çmimeve Oscar:
Shfaq Komentet (0)