Është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë kontrata për dhënien me koncesion të ndërtimit te aeroportit të Kukësit.
Ka qenë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka bërë të ditur lajmin përmes një deklarate për shtyp.
Ajo ka theksuar se kontrata koncesionare është 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve.
“Ne fazën përfundimtare do të jenë të punësuar 12 mijë persona”, – tha ajo, duke theksuar se ka interes nga shume kompani me loë cost.
Sipas ministres, për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të shpenzohen 8 milionë Euro.
Shfaq Komentet (0)