SPORT

Foto/ Prezantohet uniforma e re sërish me shqiponjë!

08:30 - 21.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë prezantuar ditën e sotme fanellat e reja të ekipit Kombëtar të futbollit, me të cilat Shqipëria do të përfaqësohet gjatë eliminatoreve të vlefshme për Euro 2020, uniforma që janë dizenjuar nga sponsori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, “Macron”. Si zakonisht, uniforma e parë e skuadrës do të jetë ajo kuqezi, njëjtë si flamuri kombëtar. Fanella do të jetë e kuqe dhe në gjoks do të jetë një grafikë e lehtë që nënkupton shqiponjën, ndërsa pantallonat e shkurtra do të jenë të zeza.




Uniforma e dytë do të jetë krejtësisht e bardhë, ndërsa e treta krejtësisht e zezë me të njëjtën grafikë si në rastin e uniformës së parë. Ndërkohë që uniforma e portierit do të jetë e gjelbër. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i pranishëm në prezantimin e fanellave deklaroi: “Eshtë bërë një punë kolosale nga kompania “Macron”. Dua t’i falënderoj për këtë projekt dhe të gjithë projektet e tjera. Uroj që të gjitha këto të na sjellin atë që duam të gjithë, një paraqitje sa më të mirë. Uroj që ekipi kombëtar të bëjë rezultat sa më të mirë, për të synuar dhe arritur objektivat. Ta nisim me këmbën e mbarë që ndaj Turqisë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.