BLUETOOTH

Bregu e vetmuar përballë opozitës. Nikolla në mbledhje, tallet me ministrat

16:58 - 22.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Bregu e vetmuar përballë opozitës. Nikolla në mbledhje, tallet me ministrat




Bregu e vetmuar përballë opozitës
Majlinda Bregun e kanë bojkotuar edhe homologët e vet ministra. Ç’të ketë ndodhur vallë? Mos ndoshta nëse ministrat rrinë afër saj infektohen për shkak të raportit negativ të Komisionit Evropian për Shqipërinë? Sepse në fund të fundit, është zonja Bregu ajo që menaxhon situatën për integrimin e Shqipërisë. Ose, ose, janë larguar për shkak të debateve të shumta për korrupsion në HEC apo edhe për çështjen Prudentino….Ose kanë ikur nga salla se janë shumë të lodhur. Ajo që duket fare qartë dhe saktë në foto, është pikërisht vetmia e ministres Bregu. Pavarësisht arsyeve, do të ishte shumë e vështirë që të përballonte gjithë atë fluks të opozitës.

Nikolla në mbledhje, tallet me ministrat
E kemi thënë dhe stërthënë….sa herë hyn Nikollë Lesi në mbledhje qeverie, aq herë bëhet rrëmujë brenda mbledhjes. Por kësaj radhe, Berisha për ta shmangur nga debatet në Këshillin e Ministrave, e ka vënë ish botuesin pikërisht afër dy ministrave më pak mediatikë të kabinetit të tij, madje edhe më shumë të atakuarit e të përfolurit: bëhet fjalë për Spiro Kserën dhe Myqerem Tafajn. Nikolla nuk ka ngurruar që ti ngacmojë të dy, madje Kserën e ngacmoi për skandalin e zëdhënëses, ndërsa Tafajn për gjithë sulmin e universiteteve ndaj tij. E këta të dy, cti thoshin Nikollë Lesit? Ti thoshin për eshtrat e Ismail Qemalit që tha ministri i tij….Hahaha, Nikolla me këtë qesh më shumë vet, është i vetmi që e evidenton i pari.

Ky shkrim u botua më 28 Nëntor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.