![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Hera e fundit kur e panë vajzën e tyre ishte dhjetori i vitit të shkuar, atëherë ishte gjallë, ndërsa sot ajo erdhi tek ta, por e vdekur.
Me lot e trishtim të thellë, familjarët e Zarifes pritën për disa minuta që avioni që mbante trupin e saj të zbriste në pistën e Rinasit.
Pranë familjes Hasanaj, ishin edhe kolegët e Zarifes që mbanin në duar fotografinë e vajzës tropojane.
Kur ushtarakët sollën pranë familjes arkmortin e mbuluar me flamurin kuq e zi, që mbante trupin e Zarifes, pikëllimi nuk mund të ndalej. Një vajzë e re nuk jeton më…
Shfaq Komentet (0)