Ka nisur protesta përpara Kryeministrisë. Ashtu si ishte lajmëruar opozita do të mbajë ditën e sotme protestën e pestë kombëtare. Ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë është bërë publike itinerari i protestuesve. Marshimi do të nisë nga Sheshi Skënderbëj për të vijuar më pas tek Kryeministri, Parlament, Ministria e Brendshme dhe për tu mbyllur tek Drejtoria e Policisë. Ndërkaq policia ka nxjerrë në terren rreth 1500 forca policie për të ruajtur mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Shfaq Komentet (0)