Enver Hoxha së bashku me djalin, nipat dhe katër derra të egër të vrarë para këmbëve. Diktatori me familjen e tij pozojnë të pashqetësuar para derrave të ngordhur që nuk lëvizin. Kjo fotografi e dikatorit Enver Hoxha është bërë publike nga historiani Kastriot Dervishi.
“Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak”, shkruan historiani.
Kjo fotografi e shkrepur në vitin 1982, do të shqetësonte ambientalistët që zakonisht janë kundër gjuetisë së kafshëve, vijon më tej Dervishi.
Postimi i plotë i Dervishit:
Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra () të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.