Kryesore

“Mos t’u jepet leje për protestën” – Këshilltari i PL publikon e-maili e Joleza Kokës: Mos ka vënë në rrezik fizik apo psikologjik! Blushi: S’e ndalin dot zemëratën e popullit

17:52 - 29.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi, ka reaguar pasi Këshilltarja Bashkiake e PS-së Joleza Koka ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, pas përalajmërit për protestë nga ana e opozitës.




Anëtari Këshillit Bashkiak ka bërë thirrje për pjesëmarrjen në protestën e së martës së opozitës para Bashkisë Tiranë, pas arrestimit të ish-drejtorëve të kësaj bashkie.

Blushi më tëj shkruan  shkruan në Facebook se protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare dhe se ‘Rilindja’ nuk mund ta ndalë zemërimin e popullit.

Postimi i Blushit:

✌ Protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare! Pikë!

Nuk ka forcë që t’i mohojë popullit këtë të drejtë dhe as t’i përcaktojë ku, kur dhe për çfarë të protestojë!

Populli është sovrani në Republikën e Shqipërisë!

“Rilindja” mund të ndalë SPAK-un të arrestojë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarin e organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, por nuk mundet kurrë të ndalë zemëratën e popullit të vjedhur dhe të dhunuar prej tij për të protestuar në mbrojtje të lirive dhe të drejtave.

Edhe “Shoqja Lenka” kishte më shumë dinjitet se kjo “Shoqja Rilindase” e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama duke kërkuar të mos i jepet leje popullit për të protestuar!

Veliaj dhe Rama nuk mund të fshihen pas fustaneve! Ata do të japin llogari para popullit shqiptar!

Ftojmë çdo qytetar nesër në ora 16:30, para Bashkisë së Tiranës, në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit, për të shpëtuar kryeqytetin nga mafia e inceneratorëve dhe organizata kriminale 5D!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.